×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Rritet dukshëm vlera e Bitcoin-it në vitin 2024

    Insajderi
    02 January 2024 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Monedha rezervë e kriptove Bitcoin është si në ditët më të mira. Çmimi i Bitcoin u rrit mbi 45,000 dollarë të martën për herë të parë në më shumë se 20 muaj.

    45.800 dollarë po kushton një Bitcoin sot, ose 8% më shumë se sa një javë para vitit të ri.

    Një nga arsyet e rritjes së çmimit në javët dhe muajt e fundit është miratimi i mundshëm i një fondi Bitcoin nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë (SEC).

    Një fond i tillë, një ETF (Exchange Traded Fund), do t’i lejonte investitorët të investonin në Bitcoin pa blerë monedhën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark