Rritet inflacioni në mars: Gati tre për qind më i lartë sesa marsin e vitit të kaluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet inflacioni në mars: Gati tre për qind më i lartë sesa marsin e vitit të kaluar

    Insajderi
    14 April 2025 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) në Kosovë është rritur për 2.9 për qind në mars 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

    Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar te produktet ushqimore si: kafe, çaj dhe kakao (+17.1%), perime (+8.7%), mish (+8.3%) dhe produktet e qumështit (+7.1%). Po ashtu, janë shënuar ngritje çmimesh edhe në shërbimet transportuese, hoteleri, kujdes personal dhe financa, sipas ASK.

    Inflacioni mujor për marsin 2025 është vlerësuar në 0.8 për qind.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark