Rritet numri i të aksidentuarve që kërkojnë ndihmë në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet numri i të aksidentuarve që kërkojnë ndihmë në QKUK

    Insajderi
    10 December 2016 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për 11 mujorin e vitit 2016 kanë kërkuar ndihmë mbi 52 mijë persona, çka ka shënuar numrin enorm të shërbimeve emergjente, ka deklaruar drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani.

    Kjo klinikë është qendër terciare referente për tërë Kosovën. Ndonëse e tillë ajo në vazhdimësi është përballur me probleme të ndryshme, si mungesë barnash nga lista esenciale, mungesë stafi të mesëm, si dhe mungesë hapësire të nevojshme për trajtimin e pacientëve.

    Me gjithë vështirësitë, aty janë trajtuar mbi 52 mijë raste, prej të cilave vetëm pacientë të aksidentuar kanë qenë 4.791 veta, që ka shënuar rritje për 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

    Por, sipas Basri Lenjanit, numri i të vdekurve në këtë klinikë, të cilët janë sjellë aty si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ka shënuar rënie, krahasuar me vitin e kaluar.

    Zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, i ka thënë rel-it se të gjitha njësitë e shërbimit spitalor kanë nevojë për pranim të infermierëve shtesë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark