Në Slloveni në 24 orët e fundit, u konfirmuar 2.013 raste të reja të koronavirusit pasi u kryen 6.813 teste dhe 43 njerëz me COVID-19 vdiqën, njoftoi qeveria Sllovene.
Përqindja e testeve pozitive është 29.55 për qind, më shumë se një ditë më parë kur ishte 26.06 për qind dhe kur u regjistrua një rekord i zi me 45 vdekje në një ditë.
Aktualisht në spitale gjenden 1.280 pacientë, që është për pesë më shumë se dje, nga të cilët 209 janë të sëmurë rëndë dhe gjenden në kujdesin intensiv, tha zëdhënësi i qeverisë për COVID-19, Jellko Kacin në një konferencë shtypi. Ai shtoi se një e pesta e infeksioneve të reja të konfirmuara dje u regjistruan midis banorëve dhe të punësuarve të shtëpive të pleqve./Insajderi.org.