Insajderi
Shqipëri/Rajon

Rritja e nivelit të lumit Vjosa, nisin evakuimet e para

Insajderi
08 January 2026 - 14:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rritja e nivelit të lumit Vjosa, nisin evakuimet e para
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kanë nisur evakuimet e para në Novoselë pasi ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu shpalli këtë të enjte njoftimin për evakuimin e menjëhershëm të banorëve pas rrezikut të lartë nga përmbytjet.

Përmbytjet kanë ardhur pas rritjes së nivelit të lumit Vjosa. Teksa reshjet e shiut vijojnë dhe niveli i Vjosës vijon e rritet, fshatrat më të rrezikuara janë Bishani, Fitore dhe Novoselë.

Evakuimi po realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), prefektin e qarkut dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë. Prioritet kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
26 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark