×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Rritja e pagave me ligjin e ri është pothuajse e barabartë me pagën + shtesat që kanë qenë deri tash”

    Insajderi
    04 February 2023 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka thënë se Ligji i ri i pagave është rritje e mashtrimit.

    Sipas Nushit shifrat e publikuara nga Qeveria për rritjen e pagave në spektrorin publik janë manipulim e mashtrim.

    Ligji i pagave, rritje e mashtrimit. Shifrat e publikuara nga Qeveria për rritjen e pagave ne sektorin publik janë manipulim e mashtrim. Ata kanë treguar sa janë rritur pagat bazë, por po e fshehin faktin që shtesat e pagave më nuk do te ekzistojnë ose do të jenë të papërfillshme.” – ka shkruar ai.

    Nushi tutje ka thënë se rritja e pagave me ligjin e ri është e barabartë më pagën + shtesat që kanë qenë deri tash.

    Rritja e pagave me ligjin e ri është pothuajse e barabartë me pagën + shtesat që kanë qenë deri tash. Shumica e kategorive do të kenë të hyra mujore rreth 10% më shumë se më herët. Pra kurrsesi 30% e 40% qysh po thotë qeveria. Qytetarët të hutuar nga propaganda, në fund të muajit do të ballafaqohen me manipulimin kur të shkojnë në bankomat.” – ka përfunduar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark