Insajderi
Lajme

“Rritja e pagës minimale në 500 euro është korrupsion elektoral nga Vetëvendosje”

Insajderi
30 October 2025 - 17:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Rritja e pagës minimale në 500 euro është korrupsion elektoral nga Vetëvendosje”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se rritja e pagës minimale në 500 euro, e propozuar nga LVV, përbën korrupsion elektoral.

Tahiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po manipulon me paratë publike të qytetarë.

“Loja me pagën minimale dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit për përfitime thjesht partiake nga pushteti aktual, ndërkohë që për tre vite rresht është injoruar plotësisht ligji për pagën minimale dhe ai për pagat në sektorin publik, ka vetëm një emër: korrupsion elektoral. Kjo s’është politikë sociale, është manipulim elektoral me paranë publike”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark