×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Rritja e rasteve me covid-19, infektologët bëjnë thirrje të vaksinohen qytetarët

    Insajderi
    27 July 2022 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rritja e rasteve të pancientëve me Covid-19 është shtuar sërish javëve të fundit.

    Numri  madh i të infektuarve është shqetësues, duke çuar  kështu rreth 10 mijë raste aktive.

    Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arben Vishaj, bënë thirrje që qytetarët të vaksionohen ngase shëndetësia është duke u përballur ende me të panjohurat e virusit.

    Pas shtimit të rasteve me Covid-19, në Prishtinë është hap edhe një qendër për testim.

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku për Gazetën Insajderi  ka thënë  se duke parë që ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID-19, ka ndikur në rritjen e kërkesës për testim për COVID-19.

    Ndërsa qytetarët i’a lënë fajin diasporës për shtimin e rasteve me Covid-19.

    Institucionet e shëndetësisë vazhdojnë të bëjnë thirrje që qytetarët të vaksionohen sa më shumë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark