×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Rritja e rasteve me Covid 19 – Në Prishtinë hapet edhe një qendër për testim

    Insajderi
    27 July 2022 - 16:36

    Rritja e rasteve të pancientëve me Covid-19 është shtuar sërish javëve të fundit.

    Pas shtimit të këtyre rasteve, në Prishtinë është hap edhe një qendër për testim.

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku për Gazetën Insajderi  ka thënë  se duke parë që ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID-19, ka ndikur në rritjen e kërkesës për testim.

    “Javën e fundit kemi pasur 300-400 kërkesa për testim andaj e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish”, është shprehur ai.

    Sadiku shtoi se kjo qendër do të lehtësoj sado pak pritjen e qytetarëve për testim që vijnë nga zonat tjera përreth.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark