×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrjeti që transportonte nazistët jashtë Gjermanisë

    Insajderi
    11 February 2016 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Odessa, nga organizata gjermane “Der Ehemaligen SS-Angehorigen”, që do të thotë “Organizimi i ish anëtareve të SS-it”, që supozohej të ishte një rrjet ndërkombëtar nazist i themeluar në fund të Luftës së Dytë Botërore nga një grup i oficerëve të SS-it, ishte krijuar nga Adolf Hitler si forcë mbrojtëse në takimet publike apo mitingjet e liderit nazist.

    Qëllimi i Odessas ishte që qëllimisht të krijojë dhe të lehtësojë rrugët e ikjeve të fshehta, të njohura më vonë si “linjat e miut”, për t’i lejuar anëtarët e organizatës SS që t’i shmangeshin kapjeve dhe ndjekjeve penale për krime të luftës, duke u larguar në Amerikën Latine apo Lindjen e Mesme.

    Ekzistenca e organizimit është një çështje e kontestit. Libra nga T.H. Tetens dhe Joseph Wechsberg pretendojnë se kanë verifikuar ekzistencën e organizatës duke dhënë detaje të operacioneve të saj.

    Wechsberg i ka studiuar kujtimet e Simon Wiesenthal-it në Odessa dhe ika  lidhur ato me përvojat e tij në librin “Vrasësit mes nesh”. Megjithatë, historiani Guy Walters, në librin e tij “Gjahu i djajve”, pohoi se nuk ishte në gjendje të gjejë ndonjë dëshmi të ekzistencës së organizatës.

    odessa

    Historiani Daniel Stahl në vitin 2011, thotë se konsensusi i arritur mes historianëve është se ODESSA nuk ekzistonte. ODESSA është e njohur më shumë nëpërmjet librave dhe filmave imagjinarë.

    Sipas Simon Wiesenthal, Odessa u krijua në vitin 1944 për t’i ndihmuar nazistët të arratiseshin.

    Intervistat nga stacioni televiziv gjerman ZDF me disa nga ish-anëtarët e SS-it thonë se Odessa nuk ishte organizata e vetme sekrete në mbarë botën, siç Wiesenthal e kishte përshkruar, por një mori organizatash, të dyja të hapura dhe të fshehta, që ndihmuan ish-anëtarët e SS-it.

    E vërteta ka mundur të errësohej nga antagonizmi ndërmjet organizatës së Wiesenthal dhe shërbimit inteligjent të Gjermanisë Perëndimore.

    Mbikëqyrësit e kampeve naziste e kanë mohuar ekzistencën e organizatës Odessa.

    odessa1

    Raportet nga komisioni për Krimet e Luftës së SHBA-ve dhe Agjencia Inteligjente Amerikane në kohë lufte (OSS) as nuk i ka konfirmuar e as mohuar pretendimet në lidhje me ekzistencën e një organizate të tillë. Wechsberg, i cili pas emigrimit në Shtetet e Bashkuara kishte shërbyer si oficer i OSS-it dhe anëtar i Komisionit për Krime të Luftës në SHBA, megjithatë, deklaroi se në disa intervista të gjermanëve anti-nazistë, ka mësuar se nazistët vendosën se kishte ardhur koha për të ngritur një rrjet të fshehtë të gjerë botëror, për të shpëtuar.

    “Ata përdorën gjermanët që ishin punësuar si korrierë për të vozitur kamionë të ushtrisë amerikane në autostradën e Mynihut drejtë Salzburgut, që bartnin ‘Stars and Stripes’, gazetën e ushtrisë amerikane”, deklaroi Wechsberg.

    Këta nazistë kishin aplikuar për korrierë me emra të rremë dhe amerikanët kishin dështuar t’i identifikonin siç duhej.

    Odessa u organizua si një rrjet i plotë dhe efikas e cila kishte ngritur “porte të thirrjeve” të cilat ishin ngritur përgjatë gjithë kufirit Austro-gjerman, për të larguar nazistët nga Gjermania. ODESSA po ashtu, kishte formuar një kompani eksport-import me përfaqësues në Kajro dhe Damask.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark