Insajderi
Insajderi

Rrokulliset kamioneta në Sllatinë, lëndohen dy persona

Insajderi
23 June 2022 - 17:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot rreth orës 14:30, në Sllatinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku një kamionetë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në rrugën Prishtinë – Pejë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Rreth orës 14:30 , rr.Prishtinë- Pejë, në Sllatinë, drejtimi për Pejë është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore ku shoferi i një kamionete ka humbur kontrollin dhe në këtë rast kamioneta është rrokullisur në rrugë. Njësitë relevate për hetime dhe menaxhim të trafikut në autostradë janë duke trajtuar rastin. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale raportohet se ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet e rrugës”, tha Hoxha për Gazetën Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark