×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rruga e Kombit” bëhet me pagesë

    Insajderi
    10 June 2016 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri Edmond Haxhinasto zbuloi se ofertat për marrjen me koncesion të mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës janë secila mbi 50 milionë euro.

    “Janë investime kapitale të mirëfillta. Na parashikonim mbi 50 milionë dhe ofertat janë të tilla”, shprehet Haxhinasto.

    Në garë janë dy kompani “Vendeka Bilgi”, dhe “Catalys and Salillari” dhe në ditët në vazhdim pritet të dilet me një rezultat nga tenderi.

    Koncesioni është 30-vjeçar dhe parashikohet një pagesë mesatare prej rreth 5 euro për çdo automjet që kalon në 60 kilometrat e segmentit Milot-Morinë, raporton TCH.

    Konçesionarit i është garantuar subvecioni deri në 4 mijë automjete në ditë, çka do të thotë se në qoftë se nuk sigurohet ky trafik paratë për pjesën e mbetur do të paguhen nga buxheti i shtetit.

    Për vitin e parë shuma e garantuar është rreth 8 milionë euro, dhe vazhdon me progresion rritës çdo vit deri në 14 milionë euro.

    Deklarata e Haxhinastos u bë pas firmosjes së një tjetër koncesioni për ndërtimin e një porti jahtesh në Shëngjin. Investimi është mbi 7 milionë dollarë nga një bashkim kompanish sllovake, hungareze dhe austriake. Koncesion është 35-vjeçar dhe ka për qëllim nxitjen e turizmit. Ndërtimi i veprës pritet të bëhet për 12 muaj. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    09 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark