×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rruga e vdekjes” e çon në Prokurori Hysen Durmishin, ky thotë se është i pafajshëm

    Insajderi
    01 May 2024 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hiç më larg se këtë të hënë, një i moshuar u godit nga vetura në fshatin Lluzhan, në masgjistralen Podujevë – Prishtinë.

    Ky është vetëm njëri nga rastet nga qindra të tjerë – një pjesë prej të cilave kanë përfunduar me fatalitet.

    “Rruga e vdekjes”, sic njihet ndryshe magjistralja Podujevë – Prishtinë, është bërë shkaktar që më 8 maj zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, do të përgjigjet para Prokurorit Special në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

    Kjo u bë e ditur nga vetë zv.ministri Durmishi, i cili po shprehet i bindur se është i pafajshëm.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me të, për të marrë informacione shtesë mbi arsyen se pse është thirrur për intervistim për tenderët e magjistrales Podujevë – Prishtinë, por që Durmishi tha se detajet do t’i shpalos pas intervsitimit.

    Ai shtoi se ndjehet krenar me punimet që po zhvillohen në këtë magjistrale dhe gjithcka tjetër që lidhet me të.

    “Nuk mund të flas sot për detaje. Mirëpo, unë jam shumë i pafajshëm dhe jam shumë krenar me ecurinë e këtij projekti. Është projekt shembull”, i tha shkurt Durmishi – Gazetës Insajderi.

    Në shkrimin e djeshëm Durimishi përmendi që arsyeja e thirrjes për intervistim është për shkak të ankesës së një operatori (kompanie që ka aplikuar në tenderim për ndërtimin e kësaj rruge).

    Kjo rrugë është ndarë në pesë lote. Pesë kompani të ndryshme janë fitues për ndërtimin e saj.

    Projekti për zgjerimin e kësaj magjistrale ka një historik specifik.

    I nisur në vitin 2016 në kohën sa qeveria u drejtua nga Isa Mustafa, e i pezulluar sa shef i ekzekutivit ishte Ramush Haradinaj. Por, me të ardhur në pushtet partia e Albin Kurtit, bëri një premtim që se realizoi. Premtuan që brenda vitit 2022 do të përfundojë së ndërtuari kjo magjistrale, e cila është ndër më të ngarkuarat në vend – edhe për shkak të pikës kufitare në Merdarë. Mirëpo, jemi në mes të vitit 2024 dhe punimet në këtë rrugë vazhdojnë sot e kësaj dite.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark