Rruga Gjilan-Prishtinë nga sot e tutje do të mbajë emrin e djalit të ndjerë të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden.
Kështu është vendosur sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se kështu Kosova shpreh mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Beau ka kontribuar në paqen, sigurinë dhe drejtësinë në Kosovë dhe në misione paqeje dhe demokracie edhe në vende tjera. Babai i Beau, Zëvendës Presidenti Amerikan, Joe Biden, do të jetë krenar me veprën e tij edhe pse iku në moshë të re. Jemi krenar me miqësinë permanente të Kosovës me SHBA”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.