Rruga për në krye të botës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rruga për në krye të botës

    Insajderi
    18 February 2016 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Arktik, rrugët janë magjike. Ato shfaqen në vjeshtë dhe shkrihen në pranverë. Janë të lidhura me rrugë me ngrica apo dallgë prej dëbore. Shumë prej tyre janë të padukshme për syrin e njeriut.

    Gjatë ditëve pa diell, dimrit të akullt, Oqeani Arktik bëhet një rrugë e madhe për arinjtë polarë dhe makinat e borës.

    Përpos këtyre, një rrugë e re 85 kilometra e gjatë është duke u ndërtuar duke u shtruar me zhavorr në territoret e veri-perëndimit të Kanadasë.

    1foto

    Ajo do të lidhë qytetin e Inuvik-ut me fshatin e vogël Tuktoyaktuk, e njohur si Tuk.  Kudo tjetër, një krijim i tillë do të ishte i vogël, por këtu bëhet fjalë për një rrugë ndryshe.

    Tuk është një vend që shtrihet mbi Oqeanin e Arktikut. Ajo do të ishte e vetmja rrugë publike në brigjet e saj dhe do të përmbushte një ëndërr që ekziston prej dekadash: lidhja e tri brigjeve kanadeze, Atlantiku, Paqësori dhe Arktiku.

    Kur të përfundojë në fund të vitit 2017, rruga për Tuk do të jetë e arritshme nga autostrada e Dempster-it, e cila fillon në Territorin Yukon pranë Alaskës dhe vazhdon në verilindje nëpër Rrethin Arktik.

    4foto

    Përshkrimi i kësaj rruge do të jetë një udhëtim mbresëlënës rrugor.

    Për shkak të vështirësisë se relievit në Arktik, rruga pritet të kushtojë 299 milionë dollarë kanadez për tu ndërtuar. Ajo do të zërë vend nëpër deltën e lumit “Mackenzie”, lumi i dytë më i madh në Amerikën e Veriut.

    Duke filluar nga pylli verior, rruga kalon përmes tundrës së Arktikut dhe përfundon në brigjet e Oqeanit Arktik. Ajo do të ndërtohet mbi ngrica të oqeanit, ndarë nga një shtresë e shkëmbit, duke shfrytëzuar pëlhurat mbrojtëse.

    3foto

    Tetë ura dhe 359 kulvetra(vende ku duhet të kalojë uji nën rrugë) duhet të ndërtohen, dhe 177 milionë kub të materialit do të zhvendosen në pjesët ku do të punohet.

    Ndërtimi mund të bëhet vetëm gjatë muajve të dimrit, kur kamionët peshojnë më ngarkesë 40-ton nëpër liqene të ngrira, sepse kaq mundet të përballojë një liqen i ngrirë.

    Vështirësia nuk përfundon me ndërtimin e rrugës. Për shkak të ndryshimit të klimës në Arktik, shpenzimet e mirëmbajtjes janë të vështira për t’u parashikuar.

    Nëse ngricat shkrihen në vende, shqetësimi do të ishte “rruga të bie dhe të bëhet si një tren lëvizës” tha Kevin McLeod, drejtor i autostradave në Departamentin e Transportit, në territoret e veri-perëndimit të vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark