×
  • Sport
  • Sport

    Rrugët në Leicester do të mbajnë emrat e Ranierit e Vardyt

    Insajderi
    06 April 2016 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet e  Leicesterit janë duke planifikuar që të ndryshojnë emrat e disa rrugëve të qytetit.

    Ky qytet do t’i nderojë lojtarët e Leicester Cityt, të cilët kanë bërë diçka të jashtëzakonshme këtë sezon duke e kthyer skuadrën në pretendentët kryesor për titullin në Ligën Premiere.

    Fillimisht, Leicester do të emërtojë dy rrugë kryesore në nderim të sulmuesit anglez Jamie Vardy dhe trajnerit Claudio Ranieri. Rruga që do të mbajë emrin e sulmuesit do të quhet ‘Vardy Vale’ kurse tjera ‘Ranieri Road’, njofton Skysports.

    Gjithashtu pritet të emërtohen edhe rrugë të tjera me emrat e Kasper Schmeichel dhe Danny Drinkëater.

    Në fundjavën e fundit, Leicester City ka thelluar diferencën me pikë ndaj dy ndjekësve për titull – Tottnham e Arsenal – duke u afruar edhe më shumë titullit të kampionit.

    Stinorin e kaluar, ky ekip ishte duke luftuar për mbijetesë dhe suksesi i këtij viti ka befasuar të gjithë adhuruesit e futbollit./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark