Vazhdon të mbetet e bllokuar rruga kryesore në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, shkruan Insajderi.
Qytetarët në veri nuk po mund të kalojnë në lagjen ku ndodhi aksioni i Policisë së Kosovës.
Një banore nga Mitrovica i tha Insajderit se ajo është ndaluar nga Njësia Speciale te ura në Mitrovicë derisa po tentoten të kalonte rrugën për të shkuar në punë.
“Gjendja duket e tensionuar. Ka policë kudo. Nuk po lejojnë me kalu rrugën. Alarmi është ende i ndezur”, tha ajo për Gazetën Insadjeri.