Rrugëtimi i gjatë dhe i dhimbshëm i refugjatëve gjatë vitit 2016 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrugëtimi i gjatë dhe i dhimbshëm i refugjatëve gjatë vitit 2016

    Insajderi
    21 December 2016 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janari shënoi sulmin e parë të madh në veri të Alepos, një qytet i ndarë në zona nën kontrollin e qeverisë siriane dhe të opozitës, që kur Rusia nisi fushatën ajrore në mbështetje të presidentit sirian Bashar al Assad në 30 shtatorin e 2015.

    Sulmet ajrore detyruan me dhjetra mijëra njerëz të largohen në drejtim të Turqisë.

    Afërsisht 100 mijë refugjatë e gjetën veten të bllokuar shumë pranë vendkalimit kufitar turk të Onkupinarit.

    Video amatore sillnin dëshmitë e përmasës gjithnjë e më tragjike që po merrte konflikti i armatosur në Siri.

    Greqia u shdërrua një nga pikat e nxehta të grumbullimit të refugjatëve, në kushtet kur vende në Ballkan dhe Evropë po zbatonin një politikë të dyerve të mbylluara ndaj tyre.

    Në 27 shkurtin 2016, në kampin e Idomenit, në kufi me Maqedoninë, tensioni sa vinte e rritej. Dukej se përplasja me policinë maqedonase ishte e pashmangshme.

    Emigrantët nuk lejoheshin të kalonin kufirin dhe të vazhdonin udhëtimin e tyre në Evropë.

    Radhë njerëzish, të lodhur, e të uritur, në pritje për bukë, shtriheshin për metra e metra të tëra.

    Kampet ishin të mbipopulluar prej emigratëve, shumica sirianë dhe familje irakenë me fëmijë, ndërsa Maqedonia lejonte vetëm një numër të kufizuar të kalonte.

    Idomeni u shdërrua në vatrën më të nxehtë të krizës më të madhe të emigrantëve që prej Luftës së dytë Botërore.

    Në Serbi kishte filluar procesi i seleksionimit të refugjatëve, duke veçuar ata që nuk ishin rrefugjatë të vërtetë, përfshirë një numër të konsiderueshëm emigrantësh afganë.

    Në 29 shkurt policia maqedonase përdor gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra migrantë që tentuan të shpërthejnë portat në kufi.

    Mbi 12 mijë prej tyre, mbeten të bllokuar në kampin në kufirin greko-maqedonas, të ndërtuar për vetëm 2500 vetë.

    Në Greqi numri i refugjatëve, që prisnin të vazhdonin rrugëtimin në veri arrin në 42 mijë.

    Në një kohë kur shumë prej refugjatëve flinin jashtë, shpesh në shi e temperatura të ulëta përleshjet, ndonëse sporadike, ishin të pashmangshme.

    Greqia ishte shdërruar në portën kryesore të hyrjes në Evropë për më shumë se 1 milionë refugjatë dhe emigrate.

    Deri në mars, në Greqi kishin hyrë më shumë se 130 mijë emigrantë duke shteruar edhe më shumë burimet e ketij vendi që vuante ende pasojat e krizës ekonomike.

    Në qytetin e tendave në Idomeni, mijëra emigratë mes tyre fëmijë vazhdonin përpjekjen e dëshpëruar për të gjetur një rrugë për të kaluar në Maqedoni.

    Më 18 mars, falë një marrëveshje mes Turqisë dhe Bashkimin Evropian autoritetet greke fituan të drejtën të rikthejnë emigrantë në Turqi.

    Turqia ra dakort, që në shkëmbim të ndihmave, të mbyllë rrugën kryesore të flukseve emigratore drejt Evropës, nga ku mbi 1 milionë emigrantë mbërrinin në Greqi përmes detit Egje, për të vazhduar më tej në Gjermani e Suedi.

    Në muajin prill numëroheshin 3300 emigratë në ishullin Lesbos, 2600 prej të cilësve mbaheshin në qendrën Moria.

    Por pavarësisht përpjekjes për të penguar fluksin kufiri Maqedoni-Greqi mbetej një pikë tensioni.

    Në 10 prill policia maqedonase përdor gaz lotsjellës për të ndaluar mbi 500 persona që tentuan të kalonin kufirin prej kampit të Idomenit.

    Përgjatë gjithë vitit 2016 Evropa vazhdoi të përballet me flukse migratore.

    Kjo është cilësuar si kriza më e rëndë e emigracionit që prej Luftës së Dytë botërore me më shumë se 8 mijë viktima brenda një harku kohor prej 2 vitesh e gjysëm.

    Nga ana tjetër, Turqia ka përdorur marrveshjen me Bashkimin Evropian për të sfiduar unionin. Presidenti Turk Erdohan ka kushtëzuar zbatimin e saj me qëndrimin që Bashkimi Evropian do të mbajë lidhur me procesin e negocitave për anëtarësimit të ketij vendin në Evropë.

    Është fakt që Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë ku kërkohej ngrirja e negociatave për anëtarësimin e Turqisë për shkak të reagimit të tepruar pas puçit të dështuar të korrikut të këtij viti. Reagimi i Presidenti Erdogan ishte i hapur dhe kërcënues se Turqia mund të hapë dyert për qindra mijëra emigrantë drejt vendeve të BE-së, çka e bën edhe më të vështirë zbatimin e marrveshjes./VOA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark