×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrusta: Qeveria Kurti ka heq dorë nga barazia e drejtësia sociale

    Insajderi
    13 February 2022 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka kritikuar ashpër Qeveri Kurtin për punën që ka bërë për gati 1 vit në pushtet.

    Rrusta në InDoks të Gazetës Insajderi ka thënë se kryeministri i ka dhënë prioritet çështjeve të gabuara sipas saj. Përmend mirëqenien e qytetarëve dhe KEDS-in.

    “Ai (Kurti) po thotë që i duhet kohë apo, mirëpo për disa gjëra po i duhet shumë kohë, e për disa problem që tash janë shkaktuar nuk iu desh kohë i zgjedhën menjëherë. Pra si u bë që për gjërat që janë jetike të mirëqenies të qytetarëve nuk po ka intervenime të menjëhershme, por urgjenca me i siguru KEDS-it fitimin po është e menjëhershme. Tash ne mundemi me thanë po kriza energjetike është tani tu ndodh, jo varfëria e qytetarit është e cenune moti, nuk ka kurgjo ma urgjente se ndërhyrja në ato. Krejt çka e shohim Kurti duke bërë, është këto politika e vogla sociale të cilat ma shumë janë ad-hoc që nuk e rregullojnë një farë sistemi që qytetari nuk bie në varfëri të skajshme”, ka thënë ajo për InDoks.

    Rrusta shprehet e bindur që qeveria e Kurtit ka hequr dorë prej barazisë sociale.

    “Atëherë nëse e shohim në plan ekonomik kjo qeveri është dëshmu të jetë liberale, çka nënkuptojmë me këtë, është që praktikisht ka hequr dorë prej barazisë sociale prej drejtësisë sociale. Nëse e shohim tek politikat e tatimit progresiv nuk e ka iniciu fare, nëse e shohim pastaj nuk ka tatim individent, këto janë disa ndërhyrje që duhet me i bë për me dëshmu se je një qeveri që qëndron për barazi e nga kjo ka hekur dorë, në rrafshin ekonomik është qeveri liberale, ndërsa në rrafshin politik nëse i shohim ligjet që i ka iniciu si kjo për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, si kjo byroja politike po del me qenë, pastaj ligji për këshillin prokurorial, të gjitha këto e koncentrojnë pushtetin tek persona konkret politik edhe këto praktikisht munden me qenë ligje të autoritarizmit sepse një emër tjetër s’mundesh me u vendos sepse të gjitha kompetencat vendosen në kryeministri”, tha ajo.

    Kritika të zëshme Rrusta dha edhe për premtimet e Kurtit në të kalurën për pagën minimale.

    “Zotëri Kurti ka ardhë ne pushtet tu thanë se kemi me bë taks progresive, z.Kurti ka ardh ne pushtet duke thane se ka me i luftu oligarkët, dhe sot ju siguron fitimin, po ashtu ka thënë se do ta rrisë pagën minimale ne 350, dhe nuk e ngrit zërin për këtë dhe po të gjitha këto ma as që i përmend. Për të gjitha arsye që ka ardh në pushet, sot janë të vështirë”, u shpreh zyrtarja e PSD-së.

    Dokumentari i plotë: Nga kriza në krizë – një vit nën ‘regjimin’ e Kurtit e Osmanit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark