Insajderi
Lajme

Rrustemi i VV’së për deklaratën e Rashiqit: Kurti deshi ta faktorizojë kundër Listës Serbe

Insajderi
09 March 2026 - 09:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrustemi i VV’së për deklaratën e Rashiqit: Kurti deshi ta faktorizojë kundër Listës Serbe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i ka dalë në mbrojtje shefit të tij, Albin Kurtit, pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se Kurti i kishte thënë se për hatër të tij po e zbatojnë vendimin për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit.

Rrustemi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ është ankuar se si kjo nuk po shihet si angazhim i Kurtit për ta faktorizuar Rashiqin kundër Listës Serbe, shkruan Insajderi.

“Problemi i dytë është se deklaraten e Nenad Rashiqit nuk e shohin si angazhim të KM Albin Kurti për ta faktorizuar sadopak Nenad Rashiqin kundër Listës Serbe, por reagojnë të sinkronizuar thua ti po i shqetëson pse Lista Serbe i ka 9 deputetë e jo 10”, thuhet në deklarimin e Rrustemit.

“Kush angazhohet për shtet, punon me zvogëlu Listën Serbe, e me forcu deputetë serbë që e njohin Republikën, kurse ata që mendjen e kanë veç te pushteti sikur kanë interes që Lista Serbe t’i kishte 10 deputetë”, vijon më tej reagimi i tij.

Ndryshe nga Rrustemi, nga qeveria mbrëmë kanë thënë se Rashiqi e ka ngatërruar pranimin e ftesës së Kurtit për hyrjen e Patriarkut Porfirije në territorin e Kosovës për Krishtlindjet Ortodokse. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark