Filmin “Shok” me regji dhe skenar të anglezit Jamie Donoghou, që tashmë e kanë parë shumë njerëz për shkak të shpërndarjes pirate të filmit, ka vendosur që ta blejë televizioni publik i Kosovës, RTK.
Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, RTK ka blerë të drejtën e shfaqjes së filmit “Shok”.
Filmi që ka shënuar suksesin më të madh në historinë e industrisë së filmit kosovar deri më tani, “SHOK”, duke u nominuar për çmimin “Oscar” do të shfaqet në RTK. Data e shfaqjes ende nuk është bërë ditur.
Por ajo që dihet është se RTK e ka blerë të drejtën e transmetimit nga kompania “Eagle Eye media Limited” pronë e producentit të filmit “Shok”. Harvey Ascott.
RTK tashmë ka lidhur marrëveshje dhe pritet të nënshkruaj kontratën me 24 shkurt.
Filmi “Shok” është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë ndërsa xhirimet janë realizuar në muajin nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës. Filmi përfshinë periudhën e luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.