×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik alarmon për diskriminim të komuniteteve RAE

    Insajderi
    09 March 2016 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Muajin e kaluar, Insajderi pati sjellë rrëfimin e banorëve të lagjes 28 në Fushë Kosovë, ku jetojnë komuniteti rom, shkali dhe egjiptian.

    Rrëfimet e banorëve ishin të tmerrshme. Alarmuan se fëmijët e tyre nuk kanë kushte elementare për jetë. Madje ata thoshin se fëmijët e tyre “injorohen  dhe fyhen edhe nga nxënësit dhe drejtuesit e shkollave në Fushë Kosovë.

    Gjendjen e keqe të këtyre fëmijëve në shkollë e ka prekur edhe ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se para një jave i ka vizituar lagjet 28 dhe 29 në Fushë Kosovë.

    “Komunitetet atje janë shumë të varfra dhe niveli i arsimit është kritik i ulët ku 96% të këtij komuniteti nuk e kanë përfunduar shkollimin e obligueshëm. Regjistrimi në shkollat e afërta ka qenë i vështirë për disa fëmijë, e sidomos për ata që kanë kërkuar arsim formal duke pritur për më shumë se 15 muaj për t’u pranuar”, ka shkruar Ruairí O’Connell.

    Ai thotë se ka gjetur të dhëna sesi aktualisht në këto lagje janë 69 fëmijë të cilët nuk i vijojnë mësimet për arsye se disa prej tyre kanë punuar për të mbajtur familjet e tyre, dhe disa kanë migruar jashtë Kosovës.

    “Por, pa arsimim nuk ka perspektivë; cikli i varfërisë vazhdon. Edhe fëmijët edhe prindërit e tyre, duan qartë të arsimohen dhe të kenë një jetë më të mirë”, ka shkruar ambasadori.

    Sipas tij, Ambasada Britanike vite me radhë ka mbështetur përpjekjet e ‘The Ideas Partnership’ për të ndihmuar këto komunitete që të ndihmojnë vetveten.

    “Prandaj, unë sot jam i lumtur që komuna, pas vonesave, ka filluar orë intensive për këta fëmijë në shkollën ‘Selman Riza’ në Fushë Kosovë për t’i përgatitur ata për shkollim. Të gjithë kanë të drejtë kushtetuese për t’u arsimuar”, përfundoi ambasadori.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark