Rudina Dembacaj gati për dasmë, a do të jetë i ftuar ish-bashkëshorti? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Rudina Dembacaj gati për dasmë, a do të jetë i ftuar ish-bashkëshorti?

    Insajderi
    07 September 2021 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rudina Dembacaj është padyshim një nga emrat më të përfolur në media.

    Herë pas here deklaratat e saj shkaktojnë bujë dhe kështu emri i aktores është kudo, javët e fundit ajo është përfolur shumë për jetën e saj private, duke nisur nga një shtatzëni e mundshme, tek planet për martesë me Mark Frrokun.

    Ditën e sotme ajo ka zbuluar se si qëndron e vërteta për thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë, Rudina tha se nuk është në pritje të ëmbël dhe duket se nuk ka në plan të afërt këtë gjë.

    Ajo zbuloi se shumë shpejt do të martohet me Mark Frrokun, por nuk ka nisur ende nga përgatitjet, e pyetur nëse do e ftojë ish-bashkëshortin në dasmë, Rudina u përgjigj:

    “Nuk e kam menduar, unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë”.

    Ajo tha se dasmën me Markun planifikon ta bëjë në kishë dhe se do të organizohet brenda këtij viti, Rudina foli edhe për rikthimin në televizion, duke thënë se do të vijë shumë shpejt me një projekt, por nuk zbuloi shumë detaje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark