Insajderi
Lajme

Rugova: Shtatori me më shumë reshje

Insajderi
21 August 2026 - 10:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rugova: Shtatori me më shumë reshje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se pas temperaturave të larta të gushtit, shtatori mund të sjellë mot më të freskët dhe më shumë reshje.

Rugova tha se sidomos pjesa e dytë e shtatorit mund të karakterizohet nga ndryshime të motit dhe reshje më të theksuara.

“Pjesa e dytë e shtatorit mundet me pas mandej një ndryshim, meqenëse vetëm po shkojmë nga muajt, nga muajt vjeshtorë. Po, në bazë edhe të parashikimeve më afatgjata, pas këtyre parashikimeve sezonale që janë kalkuluar në fillim të muajit të gushtit, me gjasë pritet me pas më shumë të reshura mandej gjatë vjeshtës, meqenëse gushti po është i thatë, edhe pse korriku ka qenë goxha i lagësht, së paku sa i përket Prishtinës”, deklaroi ai në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark