Insajderi
Biznes

Rukiqi: Korrupsioni dhe mosfunksionimi i gjykatave, ndër barrierat në të bërit biznes

Insajderi
02 September 2019 - 11:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekonomia joformale, energjia elektrike, korrupsioni janë disa nga barrierat e të bërit biznes në pesë vjetët e fundit në Kosovë.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, gjatë një konferencë për medie, tha se si OEK, nuk do të angazhohen në zgjedhjet e 6 tetorit.

Rukiqi ka përmendur barrierat në të bërit biznes në Kosovë.

“Ekonomia joformale, energjia elektrike, korrupsioni, jo stabiliteti politik, qasja në financa e shumë të tjera”, ka thënë Rukiqi

Rukiqi tha se nuk do të jenë të pranishëm në fushata të partive politike.

“OEK nuk do të ndërlidhet me asnjë proces zgjedhor dhe nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje, a kontrate me parti politike, para zgjedhjeve. E dyta, e kemi thënë edhe më herët ne do te dalim me disa rekomandime qe te dalim me atë se çka kërkon sektori privat”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tha se mosfunksionimi i gjykatave shkakton barriera në të bërit biznes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark