Insajderi
Lajme

Rukiqi për konfirmimin e Abdixhikut: S’kishte nevojë për kuvend, rezultati u dha mësim atyre që dëmtojnë LDK-në

Insajderi
30 July 2026 - 22:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rukiqi për konfirmimin e Abdixhikut: S’kishte nevojë për kuvend, rezultati u dha mësim atyre që dëmtojnë LDK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka komentuar përfundimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku kryetari Lumir Abdixhiku i mbijetoi votëbesimit të delegatëve dhe u konfirmua në krye të LDK-së.

Në një deklaratë të dhënë pas përfundimit të procesit të votimit, Rukiqi e ka cilësuar vendimin e delegatëve si hapin e duhur, duke theksuar se kjo përplasje e brendshme ishte e panevojshme.

“Sidomos në këtë fazë s’ka pasur fare nevojë për kuvend. Rezultati iu ka dhënë të gjithëve mësim sepse nuk nisen proceset të cilat e dëmtojnë partinë. Besoj se të gjithë do të kenë vullnetin dhe do ta gjejnë rrugën për t’i dhënë Lidhjes Demokratike qartësi dhe drejtim të duhur”, është shprehur Rukiqi.

Konfirmimi i Abdixhikut në krye të partisë pason një përplasje të fortë mes rrymave brenda LDK-së, por që në fund mori vulën e besimit nga shumica e delegatëve pjesëmarrës në votim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark