Insajderi
Aktuale

Rusët pushtojnë qytetin ukrainas, kryebashkiaku: U futën në ndërtesën e këshillit

Insajderi
02 March 2022 - 23:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rusët pushtojnë qytetin ukrainas, kryebashkiaku: U futën në ndërtesën e këshillit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trupat ruse futen me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit Kherson. Rusët janë tani në rrugët e qytetit jugor dhe kanë hyrë me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit.

Rusia më herët pretendoi se kishte kapur Kherson, por kjo u mohua nga Ukraina, ndërsa tani ka qenw Igor Kolykhaev, kryebashkiaku i Khersonit i cili pranoi se qyteti është nën kontrollin rus.

Igor Kolykhaev shkruan se “kishte vizitorë të armatosur në këshillin e qytetit sot” dhe se ai u kishte thënë trupave “ne nuk kemi Forca të Armatosura të Ukrainës në qytet, vetëm civilë dhe njerëz që duan për të jetuar këtu!”.

“Ne nuk kemi Forca të Armatosura në qytet, vetëm civilë dhe njerëz që duan të jetojnë këtu!” tha ai në një deklaratë. /abcnews.al/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark