Kremlini thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka diskutuar sot me telefon me Mbretin e Bahrejnit, Hamad bin Isa al-Khalifa, për mospajtimin ndërmjet Katarit dhe disa shteteve arabe.
Në kumtesën e Kremlinit theksohet se Putin është shprehur për nevojën e dialogut direkt ndërmjet të gjitha qeverive të involvuara në këtë mospjatim.
Në kumtesë thuhet se mospajtimi po krijon ndikim negativ në Lindjen e Mesme.
Biseda është bërë me “kërkesën e Bahrejnit”, thotë kumtesa.
Muajin e kaluar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti, i kanë shkëputur lidhjet me Katarit, për shkak të dyshimeve se ky vend e mbështet ekstremis]zmin islamik dhe Iranin.
Katari i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.