Kremlini thotë se ende pret kërkim falje nga Turqia, për rrëzimin e aeroplanit luftarak të Rusisë afër kufirit të Sirisë, vitin e kaluar, dhe për pagesë të kompensimit për këtë rrëzim.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sot u tha reporterëve në Moskë, se Rusisë i vie keq që Turqia nuk ka ndërmarrë hapa të domosdoshëm për t’i përmirësuar lidhjet e dëmtuara nga goditja e aeroplanit.
Këto komente të zotit Peskov u bënë një ditë pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk e ka të qartë se çfarë “hapi të parë” pret Moska nga Ankaraja.
Ai mëtutje theksoi se është i shqetësuar se si janë sakrifikuar raportet për shkak të asaj që Erdogan e ka përshkruar si “gabim të pilotit”.
Turqia refuzon të kërkoj falje për rrëzimin e aeroplanit luftarak rus në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se aeroplani kishte hyrë në hapësirën ajrore turke. Moska e ka hedhur poshtë këtë pohim.
Pas këtij incidenti, Rusia ka imponuar sanksione kundër Turqisë, duke ndikuar në rënie të këmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve. /rel