Rusia ka lëshuar raketën e parë nga kosmodromi i ri, Vostoçni, me një ditë vonesë për arsye teknike
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka udhëtuar në rajonin e Lindjes së Largët për të parë nga afër ngjarjen.
“Përkundër dështimeve, Rusia mbetet lider botëror për lansimet në hapësirë”, ka thënë Putin
Raketa Sojuz ka bartur sot tre mikrosatelitë në orbitë
Baza e re e nisjes së raketave në Vostoçni është cilësuar nga Kremlini si hap i madh përpara, pavarësisht vonesave të shumta në ndërtim dhe buxhetit prej 6 miliardë dollarësh
Ajo shihet si mjet për të zvogëluar varësinë e Rusisë nga kosmodromi në Kazakistan
Rusia ka paguar qira për përdorimin e këtij kosmodromi në vlerë prej 115 milionë dollarësh në vit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.(Rel)