Rusia: Marrëdhëniet me SHBA-në kanë ndryshuar tërësisht – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusia: Marrëdhëniet me SHBA-në kanë ndryshuar tërësisht

    Insajderi
    10 October 2016 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë pësuar ndryshime rrënjësore.

    “Uashingtoni në mënyrë të njëanshme ka nisur të përkeqësojë marrëdhëniet me Moskën që përpara krizës së Ukrainës dhe tani është koha për ta pranuar se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë pësuar ndryshime thelbësore”, ka thënë Lavrov në një intervistë për televizionin rus Channel One.

    Lavrov tha se politikat e Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë bazohen tek “rusofobia agresive” dhe implementimi i tyre po dëmton interesat kombëtare të Rusisë dhe po kërcënon sigurinë e saj. “Afrimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s pranë kufijve tanë, vendosja e armatimeve të rënda nga SHBA dhe gjithashtu sanksionet janë një manifestim që do ta quaja armiqësor”, tha më tej shefi i diplomacisë ruse.

    Më herët gjatë muajit, Uashingtoni pezulloi negociatat me Moskën për rivendosjen e armëpushimit në Siri, duke fajësuar palën ruse për rolin e saj ushtarak në sulmet në qytetin e Alepos. Si reagim, Rusia anuloi programet e bashkëpunimit në fushën bërthamore dhe energjetike me Shtetet e Bashkuara. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark