Insajderi
Aktuale

Britania: Rusia mund ta fitojë luftën në Ukrainë

Insajderi
22 April 2022 - 23:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Britania: Rusia mund ta fitojë luftën në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson thotë se Rusia ka një mundësi reale për të fituar luftën në Ukrainë, transmeton Insajderi.

Nga Nju Delhi i Indisë ku u takua me homologun Narendra Modi, Johnson u shpreh se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka në dispozicion një ushtri të madhe.

“Ai është shumë afër sigurimit të një ure tokësore në Mariupol. Situata është e paparashikueshme në këtë fazë. Thjesht duhet të jemi realistë për këtë”, u shpreh ai

Johnson tha gjithashtu se shumë shpejt ambasada e Mbretërisë së Bashkuar do të rihapet në Kiev, shkruan CNN.

Pas gati dy muajsh pushtim, rusët pretendojnë se i gjithë territori i Mariupolit është nën kontrollin e tyre. Por, SHBA këmbëngul se janë ende forcat ukrainase të cilat po kontrollojnë fabrikën e çelikut Azovstal.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark