Ushtria ruse ka thënë se do të ndihmojë Sirinë që të forcojë mbrojtjen ajrore pas sulmeve të SHBA-ve në një bazë ajrore, njofton The Guardian duke u bazuar në raportimet e Associated Press.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashekov, ka thënë se “masa komplekse” për të përforcuar mbrojtjen ajrore të Sirisë do të bëhen së shpejti në mënyrë që të ndihmojë mbrojtjen e “infrastrukturës së ndjeshme” të këtij vendi.
Konashenkoc tha se “saktësia e sulmeve amerikane ka qenë shumë e vogël” duke shtuar se vetëm 23 nga 59 raketat Tomahawk kanë goditur cakun në bazën ajrore Shayrëat, në provincën Homs./Insajderi.com