Insajderi
Aktuale

Rusia nis sulmet në Kiev, zyrtarët u bëjnë thirrje banorëve të mos kthehen

Insajderi
16 April 2022 - 13:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rusia nis sulmet në Kiev, zyrtarët u bëjnë thirrje banorëve të mos kthehen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtarët ukrainas u kanë bërë thirrje banorëve të Kievit që të mos kthehen pasi trupat ruse rifilluan bombardimin e kryeqytetit dhe të gjithë rajonit, sipas la repubblica.

“Çdo ditë 40-50 mijë njerëz kthehen në kryeqytet, që përfaqëson një kërcënim për sigurinë e popullsisë”, tha administrata, ka radhë kilometrash për t’u kthyer në Kiev.

“Ndihma humanitare, shërbimet e urgjencës, mjekët, shërbimet publike dhe ushtria nuk janë në gjendje të përballojë  bllokimet e trafikut. Mos  injoroni paralajmërimet e sulmeve ajrore, qëndroni të sigurt,” theksuan zyrtarët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark