×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia përballet me akuza për vrasje të civilëve në Siri

    Insajderi
    13 February 2016 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia është duke u përballur me presion në rritje për shkak të vrasjeve të civilëve në Siri, pasi që Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë kujdes të shtuar.

    Kryeministri francez Manuel Valls dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kanë thënë se shumë civilë janë duke vdekur si pasojë e sulmeve ajrore të Rusisë.

    Por, Kryeministri rus Dimtiry Medveded tha se “nuk ka prova që ne po bombardojmë mbi civilë, edhe pse të gjithë po na akuzojnë për këtë”.

    Sipas disa vrojtimeve, së paku 1,015 persona janë vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë.

    Rusia, që është aleat i Presidentit të Sirisë, Bashal al-Assad, ka mohuar gjatë tërë kohës se ka sulmuar civilët duke insistuar se është duke luftuar vetëm terroristët, njofton BBC.

    Medvedev tha se Rusia “nuk është duke tentuar që të arrijë qëllime sekretë në Siri” duke shtuar se “ne jemi duke mbrojtur interesat tona atje.”

    Kryeministri francez ka thënë se vendi i tij e respekton Rusinë dhe interesat e Rusisë, por në mënyrë që të gjendet paqja, atëherë Rusia duhet që të ndërpresë bombardimet ndaj civilëve.

    Komentet e përfaqësuesve të lartë të këtyre shteteve u bënë në Munih të Gjermanisë./Inasjderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark