Rusia refuzon akuzat për krime lufte në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia refuzon akuzat për krime lufte në Siri

    Insajderi
    16 February 2016 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia ka reaguar duke thënë se ‘refuzon kategorikisht’ akuzat për krime lufte pas bombardimeve ndaj spitaleve në Siri.

    Zëdhënësi i Kremlinint Dimitry Peskov ka thënë se ata që bëjnë deklarata të tilla nuk janë në gjendje që t’i konfirmojnë ato me dëshmi, raporton BBC

    Më shumë se 50 persona kanë mbetur të vrarë nga bombardimet në shkolla dhe së paku katër spitale në rajon të hënën.

    Kombet e Bashkuara kanë thënë se shënjestrime të paramenduara në objekte të tilla mund të përbëjnë krime lufte, raporton Insajderi

    Zyrtari turk ka thënë të martën se Turqia do të konsideronte dërgimin e trupave tokësorë në Siri por vetëm së bashku me aleatët e tyre ndërkombëtarë.

    “Nuk do të ketë operacion ushtarak unilateral nga Turqia në Siri”, ka thënë një zyrtar që ka dashur të mbetet anonim.

    Dyshimet e armëpushimit

    Bombardimet e së hënës kanë goditur dy spitale dhe dy shkolla në Azaz në afërsi të kufirit me Turqinë dhe së paku dy spitale në Maarat al-Numan.

    Një prej spitaleve të sulmuar në Maarat al-Numan i drejtuar nga Medicins Sans Frontieres (MSF), e ka quajtur sulmin si një sulm të qëllimshëm.

    Këto sulme kanë ardhur vetëm disa ditë pasi fuqitë botërore duke përfshirë edhe Rusinë kishin arritur marrëveshje për një armëpushim.

    Por presidenti Sirian Bashar al-Assad ka dyshime lidhur me planin e armëpushimit, duke thënë se kjo marrëveshje nuk nënkupton që të gjitha palët do t’i lënë armët./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark