Rusisë i bëhet thirrje për bashkëpunim rreth rastit të aeroplanit MH17 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rusisë i bëhet thirrje për bashkëpunim rreth rastit të aeroplanit MH17

    Insajderi
    16 July 2017 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Australia i ka bërë thirrje Rusisë të bashkëpunojë në lëvizjet e reja për të ndjekur penalisht të dyshuarit, për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlines MH17 në lindje të Ukrainës.

    Nga rrëzimi i këtij aeroplani kanë vdekur 298 persona.

    Sipas hetuesve holandezë, aeroplani ishte rrëzuar nga një raketë ruse Buk, në zonën e konfliktit në lindje të Ukrainës.

    Ministrja e Jashtme australiane, Julie Bishop, i ka bërë thirrje Rusisë të veprojë në përputhje me rezolutën 2166 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    “Rezoluta i bën thirrje të gjitha shteteve të vendosin para drejtësisë, të gjithë ata që janë fajtorë për vrasje”, ka thënë ajo.

    Muajin e kaluar, Holanda ka thënë se të gjithë të dyshuarit në këtë rast do të gjykohen sipas ligjit holandez.

    Rusia dënon se është e përfshirë në konfliktin në lindje të Ukrainës, si dhe mohon që një nga raketat e saj mund të ketë rrëzuar aeroplanin MH17.

    Shumica e personave në këtë fluturim që ishte nisur nga Amsterdami për në Kuala Lampur, ishin holandezë, ndërsa të tjerët ishin nga 17 shtete të ndryshme.

    Në mesin e tyre, 38 ishin nga Australia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark