×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Rusisë i dështon anija kozmike, rrëzohet në Hënë

    Insajderi
    20 August 2023 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anija kozmike e Rusisë, Luna-25, është rrëzuar në sipërfaqen e Hënës më 20 gusht, pasi e kishte humbur kontrollin, tha Agjencia ruse e Hapësirës, Roskosmos.

    Ajo pritej të zbarkonte në polin jugor të Hënës, por dështoi pasi hasi në telashe derisa po lëvizte në orbitën e parazarkimit.

    Ky ishte misioni i parë i Rusisë në Hënë në 47 vjetët e fundit.

    Anija kozmike ishte paraparë të zbarkonte të hënën për ta eksploruar një pjesë të Hënës, për të cilën shkencëtarët mendojnë se mund të përmbajë uji të ngrirë dhe elemente të çmuara.

    Roskosmos theksoi të dielën se i kishte humbur të gjitha kontaktet me anijen kozmike të shtunën pasdite.

    “Mjeti lëvizi në një orbitë të paparashikuar dhe u shua si pasojë e përplasjes në sipërfaqen e Hënës”, tha Roskosmos në një komunikatë për media më 20 gusht.

    Të shtunën, anija kozmike e përjetoi një “situatë të pazakontë” derisa po përgatitej për t’u futur në orbitën e parazbarkimit, para uljes së paraparë në sipërfaqen hënore më 21 gusht.

    Sipas mediave ruse, zyrtarët e Hapësirës mbajtën një takim emergjent gjatë natës së 19-20 gushtit, në përpjekje për ta shpëtuar misionin.

    Luna-25 u fut në orbitën hënorë më 16 gusht, duke u bërë anija e parë kozmike ruse që e bën këtë që nga Luna-24 e liderit sovjetik Leonid Brezhnev në vitin 1976.

    Rusia synon ta ndërtojë një bazë në Hënë deri në vitin 2040.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark