Insajderi
Lajme

Russia Today: Kandidatët për president të Amerikës pëlqejnë Kosovën

Insajderi
25 March 2016 - 09:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mediumi Russia Today ka publikuar një artikull mbrëmë duke treguar se si presidentët amerikan admirojnë shtetin e Kosovës.

“Edhe pse gara presidenciale 2016 në SHBA është ende në fazën fillestare, pretendentët veçse i kanë përmendur luftërat e jashtme të dështuara të Amerikës”, shkruan RT, ku paraqet obsesionin e presidentëve amerikanë me këtë shtet të vogël ballkanik.

“Hillary Clinton po flet për Libinë, kur Donald Trump po e përmend Irakun. Por çfarë për Kosovën?”.

Në shkrim thuhet se veprimet e NATO-s dëmtuan drejtpërdrejt Konventën e Kombeve të Bashkuara, aktin final të Helsinkit dhe Konventën e Vjenës sepse lufta ishte krim kundër paqes, e pastër dhe e thjeshtë.

Sekretarja e SHBA-së në atë kohë, Madeleine Albright, u konsiderua si kampionia më me zë e Kosovës.

Ajo tash është përkrahësja më e fortë e kandidates demokrate Hillary Clinton.

“Për mua, familjen time dhe amerikanët kjo nuk është vetëm politikë e jashtme, është personale”, kishte thënë Clinton me rastin e emërtimit të një rruge të kryeqytetit me emrin “Bill Clinton”.

“Edhe kandidati për president, Bernie Sanders tha se e përkrah bombardimet e NATO-s në Serbi duke arsyetuar mbi baza humanitare”, shkruan artikulli.

Më tej në shkrim thuhet se shqiptarët kanë terrorizuar serbët dhe komunitetet tjera duke i detyruar ata të ikin nga shtëpitë e tyre.

Jugosllavia është akuzuar për spastrim etnik dhe gjenocid derisa bombat u hodhën mbi ura, trena, spitale, shtëpi dhe kamionë refugjatë./Insajderi.com

 

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark