NATO nuk ka në plan të vë në zbatim nenin 5 për mbrojtje të përbashkët, lidhur me rrëzimin e një rakete balistike që po i drejtohej Turqisë. Këtë e tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mes shqetësimeve se aleanca mund të përfshihet në luftën kundër Iranit.
Edhe pse e cilësoi incidentin si serioz, Rutte tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters se askush nuk po flet për aktivizim të nenit 5.
“Gjëja më e rëndësishme është se kundërshtarët tanë e kanë parë dje, se NATO është i fuqishëm dhe vigjilent”, ishin fjalët e tij.
Pavarësisht kritikave ndaj luftës së SHBA dhe izraelit, nga liderët e disa shteteve të NATO-s si Spanja dhe Turqia, Rute mbështeti operacionin. Ai tha se shumë aleatë përkrahin SHBA dhe Izraelin në sulmet kundër Iranit, pasi vendi ishte pranë kthimin në një kërcënim edhe për Europën.