Insajderi
Botë

Rutte: Vetëm Donald Trump mund ta zhbllokojë ngërçin e luftës në Ukrainë

Insajderi
03 December 2025 - 18:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rutte: Vetëm Donald Trump mund ta zhbllokojë ngërçin e luftës në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se i vetmi person në botë që mund të zhbllokojë situatën e luftës në Ukrainë është Donald Trump. Komentet i bëri pas një pyetjeje nga një gazetar italian, i cili e lidhi refuzimin e Kremlinit ndaj propozimeve të fundit amerikane me përpjekjet për të minuar sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë.

Rutte tha se Trump është i angazhuar në përpjekjet për një marrëveshje paqeje që nga muaji shkurt dhe vazhdon të punojë së bashku me aktorët kyç në SHBA.

Megjithatë, sipas tij, procesi nuk është linear dhe nuk mund të përfundojë “me një lëvizje të vetme”, shkruan BBC.

“Siç e tha edhe vetë Trump, kjo do të ndodhë hap pas hapi,” theksoi Rutte, duke shtuar se komentimi i çdo hapi të ndërmjetëm vetëm do ta vështirësonte arritjen e një marrëveshjeje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark