Insajderi
Biznes

S//SPRINT PROMOVON DIVERSITETIN NËN MOTON DIFFERENT IS THE NEW!

Insajderi
26 August 2022 - 16:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
S//SPRINT PROMOVON DIVERSITETIN NËN MOTON DIFFERENT IS THE NEW!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përmes kësaj kumtese deshëm të shpalosim fushatën tonë sensibilizuese dhe solidare me karakter social në mbështetje të personave të komunitetit tonë, me karakteristika ndryshe.

Kjo fushatë është kriju më shumë dashni dhe profesionalizëm për të mbështetur komunitetin më pak të përkrahur në shoqërinë tonë. Ne jemi të vetëdijshëm se personat e lartëpërmendur nuk e kanë hapësirën e duhur për të jetuar në jetë të zakonshme si çdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës, andaj kjo fushatë është një lloj proteste dhe thirrje për solidaritet e ngritje të vetëdijes kolektive për të siguru jetë të dinjitetshme dhe integrim të këtyre individëve në përditshmëri.

Për t’u përmend, S//SPRINT tashmë ka punësuar edhe një person më Down Syndrome në zyret e administrative dhe ka kriju ambient të rahatshëm dhe të përshtatshëm për anëtarin e ri të ekipit.

Kjo iniciativë është fillimi i një kapitulli të ri transformues për kompaninë vendore të veshmbathjeve sportive dhe të brendshmeve me kualitetin me të lartë në treg, S//SPRINT.

Politikat e kompanisë do të shtrihen edhe më tutje në promovimin e diversitetit dhe barazisë, njëherësh duke promovu e mbështetë klubet e sportit, atletët dhe të gjithë adhuruesit e sporteve në dhe jashta Kosovës.

Ftojmë institucionet dhe bizneset të respektojnë të drejtat e njeriut që garantohen me ligj duke ju ofru të gjitha personave nga komuniteti me aftësi të kufizuar, karakteristika tjera apo bindje ndryshe, përfaqësim dhe angazhim të barabartë në të gjitha sferat e jetës, sidomos në punësim.

Faleminderit për vëmendjen dhe kohën tuaj!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark