“Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u përplas për vdekje nga vetura po kthehej nga xhamia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u përplas për vdekje nga vetura po kthehej nga xhamia

    Insajderi
    30 December 2024 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    65-vjeçari, Muhamet Azemi u aksidentua për vdekje në Mitrovicë.

    Derisa ai ishte me biçikletë, i ndjeri u godit nga një veturë.

    Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka shkruar Hoxhë Fatmir Latifaj, i cili bëri të ditur se pak para momentit të aksidentit, ata ishin bashkë për të falur jacinë.

    “Baci Met, veq sa e falëm bashkë jacinë, Allahu na pranoftë edhe u përshëndetëm por nuk e dita që do të ishte selami ynë i fundit në këtë dynja! Baci Met, na bon hallall! Na bashkoftë Allahu në xhennet! Amin!”, ka shkruar Latifaj në Facebook.

    Azemi ishte aktivist i devotshëm për komunitetin, ashtu edhe autor i dy librave me aforizma, shkroi ai.

    Aksidentin për Insajderin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti teksa shtoi se ka ndodhur rreth orës 18:35 ku kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një biciklist.

    “Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën këmbësori viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar. Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, konfirmoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark