Sa është e fuqishme pasaporta zvicerane? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sa është e fuqishme pasaporta zvicerane?

    Insajderi
    01 July 2017 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas renditjes vjetore të Passport index, pasaporta më e çmuar në botë mbetet ajo e Gjermanisë dhe e Singaporit. Qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë pa viza në 159 shtete.

    Dy vendet e përmendura ndiqen nga Suedia dhe Koreja e Jugut (158 vende), transmeton albinfo.ch.

    Në vendin e tretë vijnë: Danimarka, Finlanda, Italia, Franca, Spanja, Norvegjia, Britania e Madhe, Japonia dhe SHBA (157).

    Në të katërtin: Luksemburgu, Zvicra, Holanda, Belgjika, Austria dhe Portugalia (156). Në rangun e pestë pastaj radhiten: Malajzia, Irlanda dhe Kanada (155), e në të gjashtin vijnë Greqia, Zelanda e Re dhe Australia (154). Malta dhe Islanda figurojnë me numër shtatë (153), numër tetë është Hungaria (151), nëntë Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Lituania, Letonia (150), dhe në vendin e dhjetë në këtë ranglistë është pasaporta e Estonisë (149).

    Në vendet e rajonit të Ballkanit, pasaporta më e çmuar mbetet ajo e qytetarëve të Greqisë (në vendin e gjashtë) të cilët pa viza mund të udhëtojnë në 154 vende, pasuar nga  pasaporta e Sllovenisë (vendin e 9). Ndërsa me pasaportat e Bullgarisë dhe Kroacisë mund të udhëtohet pa viza në 144 vende. Serbia është e 37-ta në radhë (112 vende), Turqia dhe Mali i Zi në vendin 43 (105). Bosnja është e 47-ta (101) dhe Shqipëria e 48-ta (96). Ndërsa në bazë të këtij rangimi, vendi i fundit në rajon është Kosova, përcjell albinfo.ch.  Me pasaportat kosovare mund të udhëtohet pa viza në vetëm 41 vende.

    Në fund të listës së “Passport index“, e cila renditet e199-ta në botë është Afganistani, Pakistani dhe Iraku. Me pasaporta e të cilave mund të udhëtojnë pa viza në rreth njëzet vende.

    Passport index është një platformë online interaktive që mbledh, tregon renditjen e pasaportave në  të gjithë botën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark