Sa është numri i të papunëve në Zvicër? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sa është numri i të papunëve në Zvicër?

    Insajderi
    08 July 2017 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fund të qershorit, 133.603 persona u regjistruan si të papunë në qendrat rajonale të punës RAV në Zvicër.

    Kjo është 5524 të papunë më pak se në qershor 2016. Aktualisht, shkalla e papunësisë ishte 3.0 për qind, njofton Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike, SECO. Në qershor të vitit 2016, papunësia ishte 3.1 për qind.

    Papunësia e të rinjve ka shënuar ulje për 848 persona në qershor, në 14.108 persona. Krahasuar me vitin paraprak, kjo korrespondon me një rënie prej 1683 personash, shkruan albinfo.

    Në prill janë regjistruar 3249 raste të humbjes së të drejtës për kompensim nga fondi i papunësisë.

    Insajderi sjell hulumtimin për historinë e EL Chapo`s kosovar: I burgosuri që përfitoi 11 tenderë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark