×
Hulumtime/Analiza / Analiza

Sa i kushtuan buxhetit të shtetit udhëtimet e ministrit Rifat Latifi?

Insajderi
10 August 2022 - 12:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Mjeku shqiptaro-amerikan, Rifat Latifi, nisi ta udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, nga nëntori i vitit të kaluar pas dorëheqjes së Arben Vitisë, i cili i hyri garës për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Vetëvendosje.

Për gjatë kësaj periudhe nuk u shqua për ndonjë ndryshim të madh në Ministrinë e Shëndetësisë, përveç se në vazhdimësi Latifi u kritikua për udhëtime jashtë vendit, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas ministirsë që e drejton, Latifi në periudhën janar-korrik ka zhvilluar vizita në katër shtete.

“Sa u përket shpenzimeve të udhëtimit të Ministrit Latifi, ju informojmë si në vijim:

Gjatë periudhës Janar – Korrik 2022, Ministri Latifi ka realizuar vizita në SHBA, Turqi (mars), Norvegji (prill) dhe në Austri (korrik), ku vlera e shpenzuar për shërbimet e transportit ajror ka qenë: 1 mijë e 917 euro”.

“Vizitën në SHBA, ministri Latifi e ka realizuar me mjete vetanake financiare”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Insajderin.

Por ky institucion nuk treguar specifikisht sa ka shpenzuar ministri për akomodim dhe meditje në këto udhëtime.

Gazeta Insajderi, ka siguruar listën e shpenzimeve të ministrit Latifi nga Ministria e Shëndetësisë pas kërkesës për qasje në dokumentet publike. Aty tregohen vetëm për bileta avioni, reprezentacion dhe karburante.

Gjatë kësaj periudhe në krye të MSH-së Latifi ka shpenzuar 1 mijë e 797 euro për reprezentacion. Më se shumti në muajin qershor 676 euro dhe në mars 406 euro mars, shkruan Insajderi.

Kurse për karburante në total 1 mijë e 300 euro.

Shpenzimet e ish-ministrit Arben Vitia

Para ardhësi i Rifat Latifit, Arben Vitia gjatë mandatit të tij nuk ka realizuar asnjë vizitë jashtë vendit prandaj edhe shpenzimet për këtë kategori janë zero.

Gazeta Insajderi, ka siguruar listën e shpenzimeve të ish-ministrit Arben Vitia nga Ministria e Shëndetësisë pas kërkesës për qasje në dokumentet publike.

Sipas kësaj del se Arben Vitia, sa ishte ministër ka shpenzuar në total shumën prej 4 mijë e 173 euro të taksapaguesve kosovarë, shkruan Gazeta Insajderi.

 Vitia, ka shpenzuar për reprezentacion sa ishte Ministër i Shëndetësisë. Për periudhën mars – shtator 2021 në total Vitia ka shpenzuar 2 mijë e 145 euro.

Përveç shpenzimeve për reprezentacion, ish-ministri Arben Vitia, ka shpenzuar edhe për karburante e telefon.

Për karburante ka shpenzuar 1 mijë e 749 euro në total, shkruan Gazeta Insajderi.

Më së shumti karburante Vitia kishte hargjuar gjatë muajit maj dhe korrik, 339euro në maj dhe 318 euro në muajin korrik. Kurse më së paku në muajin tetor që ishte muaji i fundit në këtë post, 27 euro.

Derisa për telefon mobil, Vitia ka shpenzuar në total 279 euro. /Gazeta Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark