Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Vjetarin Statistikor për vitin 2025, i cili përfshin të dhëna të detajuara për zhvillimet ekonomike dhe sociale në vend gjatë vitit 2024.
Sipas këtij raporti, paga mesatare bruto në Kosovë për vitin 2024 ishte 639 euro, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin 2014, kur kjo pagë ishte 403 euro.
Agjencia ka publikuar të dhëna edhe për pagën mesatare neto. Sipas raportit, paga mesatare neto në vitin 2024 ishte 552 euro e në vitin 2014 ishte 365.
Në Kosovë, sipas ASK-së ka dallime në pagat në sektorin publik e atë privat.
Sipas të dhënave, përgjatë vitit 2024, paga mesatare neto në sektorin publik ishte 668 euro.