Prej disa muajve dihet që iPhone mini këtë vit do të nuk prezantohet, por sipas informacioneve më të reja – formati prej 5.4-inç do të mund të jetë i qasshëm edhe te një gjeneratë.
Apple e prezantoi iPhone mini me qëllim që të ofrojë si alternativë ndaj pajisjeve më të mëdha.
Ka një ekran prej 5.4-iniç, ku iPhone mini është tërheqës për blerësit e modeleve klasike të iPhone që pëlqejnë ekranin prej 4.7-inç dhe që nuk duan të bartin me vete pajisje të mëdha, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Apple është ballafaquar me probleme kur bëhet fjalë për iPhone mini, e kjo është shitja e kësaj pajisje në treg.
Nga prezantimi, iPhone mini nuk i ka arsyetuar pritje kur bëhet fjalë për shitje, e shumica e përdoruesve pretendonin që Apple nuk ka arritur të prodhojë një telefon mini, pavarësisht fushatës së madhe të marketingut.
Personat që janë ekspertë më gjendjen në treg dhe planin e kompanisë Apple, prej kohësh pretendojnë që kompania nga Cupertino ka vendosur të heq dorë nga iPhone mini sapo të publikohet linja e iPhone 14.
Megjithatë shumë ueb-faqe citojnë parterë të zinxhirit furnizues të kompanisë Apple në Azi, që pretendojnë se iPhone 14 mini megjithatë do të prezantohet.
Seria e re e Iphone do të prezantohet më 7 shtator, dhe sipas njohësve të fushës iPhone 14 mini po shqyrtohet si opsion.