"Sa më shumë, aq më mirë"- Hekuran Murati i bindur se do ta formojnë Qeverinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sa më shumë, aq më mirë”- Hekuran Murati i bindur se do ta formojnë Qeverinë

    Insajderi
    10 April 2025 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, është shprehur bindshëm se i kanë numrat që të votohet qeveria.

    Hekuran Murati deklaroi para gazetarëve se do t’i sigurojnë votat për formimin e qeverisë, kurse tha “sa më shumë sa më mirë“.

    Gjithsesi, patjetër që po. Sipas Kushtetutës, me votat e deputetëve të Kuvendit. Për të gjitha këto, është çështja e subjektit. Patjetër që po. 61 i kërkon Kushtetuta, sa më shumë sa më mirë”, tha ai.

    Zëra të ndryshëm brenda VV’së kanë bërë të ditur se e kanë të vështirë të formojnë qeveri vetëm me votat e pakicave.

    Seanca konstituive për formimin e Kuvendit është caktuar më 15 prill (të martën e ardhshme). /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark