×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sa persona u shpëtuan nga FSK’ja në Turqi dhe cilat janë rastet

    Insajderi
    14 February 2023 - 15:02

    Kosova ka dërguar në Turqi ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’iu dal në ndihmë banorëve pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi javën e kaluar në Turqi dhe Siri, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas njoftimit të ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, ekipet e kërkim – shpëtimit të FSK’së kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat katër persona.

    Ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera” njoftoi ministri Mehaj.

    FSK nxori të gjallë nga rrënojat një fëmijë dy vjet dhe nënën e tij

    Më 8 shkurt,  Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka shpëtuar një fëmijë 2-vjeç nga rrënojat në Turqi, më vonë ata kishin shpëtuar edhe nënën e fëmijës.

    Momenti i shpëtimit

    Këtë e kishte bërë të ditur shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi,

    “Nga informatat e fundit që i kemi këta kanë arrit me ekipet tona me detektu disa prej njerëzve në rrënoja, dektektimi është i rëndësishëm, në momentin që detektohet masat për nxjerrje janë më të lehta”, ka thënë ai.

    Pas 162 orëve, FSK nxjerr të gjallë edhe dy persona

    162 orë pas tërmetit në Turqi, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpëtuar një 45-vjeçar dhe një 13-vjeçare.

    Momenti i shpëtimit

    Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Ankara, përmes një statusi në Tëitter

    “Pas 162 orësh, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat një vajzë 13-vjeçare dhe një burrë 45-vjeçar.

    Ekipi ynë i kërkim-shpëtimit vazhdon të punojë me vendosmëri për të shpëtuar ata që janë nën rrënoja”, thuhet në reagimin e ambasadës.

    Ekipet aktualisht janë duke vazhduar të operojmë me kontingjentin e specializuar të FSK-së në provincën Hatay që është dhe rajoni më i prekur nga tërmeti shkatërrimtar.

    Numri i të vdekurve nga tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.5 që tronditën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë më 6 shkurt, kaloi shifrën prej 35.000, teksa ekspertët paralajmërojnë se ky numër do të rritet./ Gazeta Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark